Pyetje që parashtrohen shpesh

Si të fitoni Internet më të mirë?

1. Ku shtrihet SunWireless?

Rrjetin e SunWireless mund ta gjeni në disa qytete dhe vendbanime në Maqedoni. Gjithashtu, me intensitet të madh dhe vazhdimisht punojmë edhe në zgjerimin e rrjetit edhe në rajone të tjera. Ju mund ta ndiqni blogun ose të shënoni e-mailin Tuaj në listën tonë mejling (nëpërmjet blogut) për të qenë të parët që do të mësoni kur do të vijmë edhe në qytetin Tuaj.

· Karta e mbulimit me sinjal

· Si të kontrolloj a kam sinjal të rrjetit të SunWireless?

o Ndiqni tetë hapat e parë të udhëzimeve për Sistemin operativ Vista ose 5 hapat a parë të udhëzimeve për Sistemin operativ XP

o Nëse keni mbaruar me sukses hapat e sipërpërmendur të udhëzimeve, Ju do të keni akses në ueb faqen e SunWireless – që do të thotë se jeni lidhur me sukses në rrjetin tonë

o Nëse hapat  e sipërpërmendur të udhëzimeve i keni mbaruar pjesërisht dhe do të vëreni se keni sinjal të dobët të rrjetit tonë, ndoshta keni nevojë për një pajisje plotësuese Wi-Fi (shikoni përgjigjen e pyetjes së radhës)

2. Çfarë më nevojitet për ta përdorur rrjetin e SunWireless?

do 100m

Nëse shtëpia ose zyra Juaj gjendet në një distancë prej 0 deri në 100 metra nga antena më e afërt SunWireless, për t’u lidhur në internet Ju mjafton vetëm një pajisje me kartelë të inkasuar Wi-Fi ose kartelë Wi-Fi për kompjuterin ose laptopin Tuaj.

do 300m

Nëse shtëpia ose zyra Juaj gjendet në një distancë prej 100 deri në 300 metra nga antena më e afërt SunWireless, për t’u lidhur në internet Ju mjafton një pajisje interne Wi-Fi. Rekomandohet që pajisje të vendoset afër dritareve, në drejtimin e antenës së SunWireless.

do 1000m

Nëse shtëpia ose zyra Juaj gjendet në një distancë prej 300 deri në 1000 metra nga antena më e afërt SunWireless, për t’u lidhur në internet Ju nevojitet një pajisje eksterne Wi-Fi.

Nëse keni nevojë për pajisje Wi-Fi për t’u lidhur në internet, të njëjtën mund ta blini ose merrni me qira nga shitoret e SunWireless.

3. Si të blej paketën e Internetit?

SunWireless Ju ofron një numër të madh paketash për t’u lidhur në internet, në përputhje me nevojat dhe shprehitë Tuaja. Zgjidhni një nga paketat pripejd ose postpejd që përputhen më së miri me nevojat Tuaja dhe vizitoni një nga pikat tona të shitjes ose blini paketën online.

4. Si të konektohem?

Varësisht konfiguracionit të laptopit/kompjuterit Tuaj dhe/ose tipit të pajisjes Ëi-Fi, Ju duhet të zgjidhni një nga dokumentet që janë dhënë më poshtë dhe ndiqni udhëzimet:

· udhëzime për përdoruesit pre-paid të sistemit operativ Vista

· udhëzime për përdoruesit pre-paid të sistemit operativ XP

5. Ku të drejtohem nëse kam nevojë për ndihmë?

Nëse keni nevojë për ndihmë plotësuese, Ju mund të dërgoni email në Оваа е-пошта е заштитена од spambots, треба да вклучите JavaScript за да ја видите ose të paraqiteni në numrin përkatës për ndihmën e përdoruesve (në kolonën e djathtë).

 

Ndihmë


072 / 277 002
076 / 277 002
078 / 277 002


046 / 783 096
034 / 330 816

support@sunwireless.com.mk

e hënë-e premte: 09:00-21:00
e shtunë: 09:00-20:00
e diel (ditë pushimi): 12:00-16:00


Home Ndihmë... Pyetje që parashtrohen shpesh