Për SunWireless

Anic-Sistemi Sh.p.k. është formuar në vitin 1999 me veprimtari kryesore afariste në lëmine e shërbimeve informatike dhe të telekomunikacionit. Kompania filloi me ofertën e shërbimeve për Web-dizajnim dhe softver programime për shfrytëzuesit e tregut maqedonas dhe së shpejti i zgjeroi aktivitetin e vet dhe vëllimin e punës në rajon dhe më gjërë. Me rritjen e kompanisë, u rrit edhe portfoljoja e shërbimeve, gjegjësisht kompania filloi me dizajnimin dhe implementin e projekteve nga fusha e integrimit sistemor dhe infrastruktura të rrjeteve.

Në vitin 2007, kompania e drejtoi punën e saj në lëminë e komunikimit të rrjetit pa tel dhe realizoi me sukses një pilot projekt. Ky sukses na mundësoi përkrahje dhe mjete për implementimin e rrjetit tonë pa tel, gjegjësisht infrastrukturë të nevojshme për te qenë operator nacional për telekomunikacion pa tel.

Aktivitetet komerciale si operator filluan në shtator të vitit 2008 me brendin tonë SunWireless dhe për momentin jemi duke e zgjeruar rrjetin tone nëpër të gjitha qytetet më të mëdha të Maqedonisë. Selia e kompanisë është në Shkup, dhe përveç zyrave tona në Strumicë, Strugë dhe Tetovë, disponojmë edhe me një hapsirë atraktive për shitje për paisje informatike që ofrohet në pako me shërbime për qasje në internet. Në ndërkohë e zhvillojmë rrjetin tonë nacional për shitje të drejtpërdrejtë dhe indirekte.

 

Home Për SunWireless